DRC-ja mbështet Mitrovicën në përmirësimin e kushteve të komuniteteve

23 maj 15:09

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të mërkurën menaxheren e Zyrës së DRC-së në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq, me të cilën ka biseduar për realizimin e projekteve të DRC-së në këtë qytet dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Jasmina Dalipoviq, menaxhere e projekteve të Zyrës së DRC-së ka pohuar se DRC-ja në vazhdimësi ka një bashkëpunim të mirë me Komunën e Mitrovicës dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen. 

“Aktualisht jemi duke punuar në  projektin e ri  për mbështetje të komunitetit ashkali, romë dhe egjiptas në Mitrovicë, për katër vitet e ardhshme dhe falënderojmë Komunën e Mitrovicës e cila gjithmonë ka treguar gatishmëri që të jetë pjesë e projekteve të realizuara nga DRC-ja”, ka thënë Dalipoviq.

Nënkryetari Mujka ka falënderuar përfaqësuesit e DRC-së për kontributin e madh që po japin në mbështetje të qytetarëve të Mitrovicës. Ai ka thënë se komuna dhe drejtuesit e saj janë të gatshëm dhe kanë vullnetin e duhur për të ndihmuar në të gjitha projektet që DRC-ja i realizon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hamdi Namani në sezonin 2018/2019 nuk do të bartë fanellën…