Dreçuni: Emisari special i Britanisë së Madhe do të krijojë probleme për interesat e Serbisë

03 dhjetor 2021 | 17:11

Zyrtari i partisë së presidentit Vuçiq, Milovan Dreçun është shprehur i shqetësuar për emërimin e fundit të emisarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Dreçuni ka thënë se emërimi i ushtarakut Stuart Peach do të shkaktojë dëme për interesat e Serbisë.

“Mendoj se ai do të jetë koordinator dhe krijues i shumë aktiviteteve hibride që do të shkaktojnë dëme për interesat e Serbisë, popullit serb dhe Republikës Serbe”, ka thënë ai.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun, ka thënë se Britania po dëshiron ta dobësojë pozicionin e Serbisë në negociata me Kosovën.

“Duke emëruar shefin e Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach, si emisar special për Ballkanin Perëndimor, Britania dëshiron të ndikojë në proceset e brendshme të Serbisë dhe ta dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar dhe në negociata me Prishtinën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me…