Xavi: Fitimi i Topit të Artë nga Messi është drejtësi e futbollit

03 dhjetor 2021 | 17:08

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë, çmimin kryesor të cilin e fitoi Lionel Messi, për të shtatën herë.

Xavi luajti përkrah Messit për shumë vite në “Camp Nou”, ku paten suksesin më të madh në dekada.

“Gjëja e parë që dua të bëj është ta uroj Alexia Putellas”, tha Xavi, duke iu referuar futbollistes së Barcelonës që e fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave.

“Gjithashtu, dua ta uroj Pedrin për shpalljen e futbollistit më të mirë të ri”, u shpreh Xavi.

Tutje, ai foli për Topin e Artë që e fitoi Lionel Messi.

“Fitorja e Messit është drejtësi e futbollit. Ne mund të mendojmë gjithashtu se të tjerë e kanë merituar, por në momentin që e hapin zarfin dhe thonë Messi, atëherë është e drejtë”, përfundoi Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do…