Kongresi amerikan shmang mbylljen e qeverisë

03 dhjetor 2021 | 17:07

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do të mbajë funksionale qeverinë deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke shmangur kështu mbylljen. Kjo marrëveshje mundëson punën e qeverisë për 11 javë të tjera me pothuajse të njëjtat shpenzime, plus 7 miliardë dollarë si ndihmë për të evakuuarit nga Afganistani.

Projektligji është miratuar më 2 dhjetor, një ditë para afatit të fundit për ta shmangur mbylljen e zyrave federale.

Mospajtimet për projektligje të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me mbyllje të qeverisë. Mbyllja më e gjatë në histori është shënuar në janar të vitit 2019, e cila ka zgjatur për 35 ditë. Atëbotë demokratët kanë refuzuar që ta miratojnë planin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për ta ndërtuar murin në mes të ShBA-së dhe Meksikës. Këtë herë çështja kyçe e diskutimit ka qenë vendimi i administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm të punëtorëve në kompani të mëdha.

Shumë republikanë e kundërshtojnë këtë gjë, duke thënë se njerëzit janë duke u detyruar që të vaksinohen për të mos humbur vendet e punës.

Shtëpia e Bardhë beson se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ralf Rangnick ka thënë se ai “nuk mund ta kishte…