Drejtoresha e Inspektoratit në Malishevë, në mesin e 10 grave më të suksesshme në Kosovë

06 mars 2022 | 12:06

Drejtoresha e Inspektoratit në komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu – Ramaj, është përzgjedhur nga “Fondacioni Jahjaga” dhe ambasadorja e Holandës Carin Lobbezoo “NL Netherlands”, ndër dhjetë gratë më të sukseshme në Kosovë.

Kryeziu-Ramaj këtë sukses të përzgjedhjes e ka bërë publik në llogarinë e saj në “Facebook”.

Kujtojmë që Besartë Kryeziu- Ramaj, në zgjedhjet e fundit komunale është zgjedhur asambliste nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Malishevë e më pas nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati është emëruar drejtoreshë e Inspektoratit komunal.

Postimi i plotë i Kryeziut-Ramaj:

Të nderuar qytetarë dhe miqtë e mi,

Ndjehem e nderuar, që në mesin e 10 grave më të suksesshme në nivel të Republikës së Kosovës, të zgjedhem edhe Unë, nga ish Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, konkretisht, nga “Fondacioni Jahjaga” si dhe Ambasadorja e Ambasadës së Holandës në Kosovë, Sh. S. Carin Lobbezoo “NL Netherlands”.


Me të vërtetë, sa ndjehem krenare, aq edhe me përgjegjësi të reja. Faleminderit pafund për të gjithë ju që besoni në kredibilitetin dhe vlerat e mija.

Prandaj, me datën 8 Mars, ju ftoj që të më ndiqni LIVE, në Ekrane Televizive ( TV Malisheva ) dhe në rrjetin social Facebook, duke filluar nga ora 14:00 – 17:00.

Sinqerisht, Besartë Kryeziu – Ramaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka thënë ukrainasve se…