Drejtorët e komunës së Mitrovicës raportuan për punën njëjavore

07 maj 2018 | 12:54

Bordi i drejtorëve të komunës së Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore, në të cilën ka diskutuar për problemet në këtë komunë.

Mbledhjen e ka drejtuar nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ku është njoftuar nga drejtorët e drejtorive rreth problemeve me të cilat eventualisht ballafaqohen në punën e tyre të përditshme, me qëllim që bashkërisht të kërkohen zgjidhje për tejkalimin e tyre.

Në takim u diskutua për lëndët përmbarimore dhe kthimin e përgjigjeve në shkresat që i dërgon Drejtoria e Financave, me qëllim që të saktësohen kërkesat e përmbaruesve dhe obligimet e realizuara të drejtorive, në mënyrë që mos të ndryshojnë eventualisht pagesat.

Bordit i drejtorëve ka diskutuar edhe për Rregulloren për Taksa Komunale, Gjoba dhe tarifa.

“U tha se kjo rregullore që është aprovuar në vitin 2012 nga Kuvendi i Komunës, nuk ka pësuar ndryshime. Anëtarët e bordit u dakorduan që të gjitha drejtoritë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të bëhen ndryshimet dhe plotësimet eventuale, në bazë të gjendjes faktike”, është thënë në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, edhe në këtë takim të bordit u diskutua për lejet për shfrytëzimin e hapësirave publike përreth liqenit artificial në Suhadoll. Rreth kësaj çështje u tha se që të mos lëshohen leje për shfrytëzim të kësaj hapësire, para se të bëhen edhe zgjidhjet tjera përkatëse lidhur me mirëmbajtjen e hapësirave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State dhe Houston janë vetëm një fitore larg finales…