Drejtori i AACK-së falënderon për bashkëpunim KFOR-in

31 korrik 2019 | 11:17

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), Eset Berisha, ka pritur në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, Marco Farao, i cili po përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post Di Peco dhe Csaba Katona, zyrtar i operimeve.

Drejtori Berisha ka vlerësuar pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe AACK-së dhe ka falënderuar Faraon për bashkëpunim gjatë mandatit të tij.

Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…