Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj vizitoi fermerët kultivues të perimeve

18 maj 2021 | 16:17

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami ka vizituar fermerët kultivues të perimeve. Gjatë kësaj vizite ai është ndarë i kënaqur me punën dhe rezultatet e subvencionimit të këtij sektori.

Bajrami ka thënë se mbështetja për bujqit e fermerët ferizajas nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, po përkthehet në zhvillim të ekonomive familjare dhe fuqizimi të këtij sektori në Komunën e Ferizajt.

“Të tillë janë edhe kultivuesit e perimeve në serra dhe jashtë saj. Pamë nga afër ecurinë e punës të këtij viti si dhe funksionimin, përdorimin e pajisjeve të cilët fermerët përfituan përmes thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme për të fuqizuar akoma më shumë këtë sektor porse edhe do të shumëfishohet mbështetja në këtë drejtim, në dobi të fermerëve ferizajas”, ka thënë Bahrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëri ndër…