Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen historinë e ikjes nga burgu i Pejës në ’98-n

18 maj 2021 | 16:10

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëri ndër basketbollistët më të mirë të Kosovës, Fikret Shatri nga Tomoci i Burimit, ka kujtuar periudhën e arrestimin të tij dhe të bashkëluftëtarit të tij Avni Shalës nga Logja e Pejës.

Shtri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar periudhën e arrestimit të tyre tek “Përroi i Gërvallës” dhe ikjes së tij një ditë më pas nga zyrat ku merrej në pyetje.

“Sot 23 vite më pare unë ika nga burgu (kati i tretë, edhe pse isha i prangosur dhe i lodhur nga brutaliteti dhe torturat çnjerëzore nga punëtorët e UDB-ës: Bora Vllahović, Calić dhe tradhtari Besim Shala) këta udbasha u bënë nervoz me ne pasi që ua gjakosem pistoletat me gjakun që rridhte nga koka ime dhe Avniut!”, ka shkruar Fikret Shatri.

“Mëngjesin e hershëm të datës 18 maj 1998, arrita të ikë, nga zyrat e sigurimit shtetërorë Serbe, nga kati i tretë, ndërsa shoku ime u dënua me tri vite burg dhe përjetoj masakrën e Dubraves! Kogja dramë, kogja përjetim, tash po na duket sikur ta shikonim një film horror në kinema!!!!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Me 17 maj 1998, unë me këtë shokun time Avni Shala, u arrestuam nga forcat paramilitare Serbe, ne Kryshec te Pejes- përroi i Gervallës, pas vizitës se bere komandantit Naser Shatri, ne Prilep te Deçanit, me qellim mobilizimi ushtarak. Sot 23 vite me pare unë ika nga burgu (kati i trete, edhe pse isha i prangosur dhe i lodhur nga brutaliteti dhe torturat çnjerëzore nga punëtorët te UDB-ës: Bora Vllahović, Calić dhe tradhtari Besim Shala) këta udbasha u bene nervoz me ne pasi qe jua gjakosem pistoletat me gjakun qe rridhte nga koka ime dhe Avniut!

Mëngjesin e hershem te datës 18 maj 1998, arrita te ikë, nga zyrat e sigurimit shtetërorë Serbe, nga kati i tretë, ndërsa shoku ime u dënua me tri vite burg dhe përjetoj masakrën e Dubraves!?

Kogja drame, kogja përjetim, tash po na duket sikur ta shikonim një film horror në kinema!!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Sot më 18 Maj 2021, mbushen 23 vite,…