MEHMET MALAJ BABAI I HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ

18 maj 2021 | 16:08


Ismet Sylejmani

Sot më 18 Maj 2021, mbushen 23 vite, prej kur zemra e madhe e Axhës Mehmet Malaj, e ndali punën e saj!

Më 18 Maj 1998, ishte dita e fundit ndonëse i pajetë, që ishte në mesin e njerezve më të dashur të Tij, ishte në mesin tonë, Babai trim, Babai i pamposhtur, Babai zemërgurë, Babai i luftetarit më të madh të popullit, Kombit e Atdheut, Heroit te Kombit Rexhep Malaj, Axha Mehmet Malaj!

18 Maji i vitit 1998 shënon ditën kur populli shqiptar i Gjilanit me rrethinë dhe i tërë Kosovës, morri pjesë në mënyrë masive në varrimin e njërit prej baballarëve më të mëdhenj të heronjëve të kombit!

Më 18 Maj 1998 në përcjelljen për në varr të Axhës Mehmet Malaj në Gjilan ndodhi ajo që kushdo që e ka dashur Atdheun e Kombin, kushdo që ka bërë lëvizjen më të vogel dhe ka shfaqur dëshiren më të pakët për ta parë popullin shqiptar pa shtypje e shfrytezim të lirë e pa pushtues, është bindur përfundimisht se populli ta shpërblen mundin dhe djersën, gjakun dhe luftën, perpjekjet dhe qëndresën!

Gjilani më 18 Maj 1998 kishte ditë dhembje!

Mehmet Malaj Babai i i Heroit te Kombit Rexhep Malaj, do te varrosej dhe do ti jepej lamtumira e fundit!

Rruga nga shtëpia e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ku kishte jetuar e qëndruar plaku i pamposhtur e stoik Mehmet Malaj e deri te varrezat ku do te futej në varr e do të mbulohej pergjithmonë me dheun e varrit të djalit të tij që nuk e lejuan të varrosej në atë varr afër me Heroin e Kombit Nuhi Berisha, ishte rruga që peshonte më së shumti me popull, ishte rruga që ishte mbushur me plot njerëz, ishte rruga pasqyrë ku shihej në të palca e dashurisë së popullit që ushqente për liridashësin, ishte rruga që tregonte se kush është në rrugën e drejtë por të vështirë të çlirimit të Atdheut, në rrugë e sheshe nderohet e në rrugë i jepet lamtumira lavdimadhe, edhe në rrugë i shprehet në mënyrë masive dashuria, edhe në rrugë i bëhet nderimi madhështor, edhe në rrugë i tregohet pushtuesit dhe tradhëtarëve, se vdekja e Babait të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është dhembje për secilin, është dhembje për çdo gjë që është shqiptare, për të gjithë që ia dijnë vlerën burrërisë e dashurisë së papërshkruar për vendin e të parëve, për lirinë e të cilit, gatishmëria për flijim është e njëqind për qind(100%-të)!

18 Maji i vitit 1998, popullin shqiptar në Gjilan e mban mend duke ecur kokulur nga dhembja por krenarë, duke ecur këmbë e i vendosur për të varrosur dhe ndahej përgjithmonë nga Babai i Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Varrosej burri i madh dhe i pamposhtur Mehmet Malaj në kohë lufte!

Kishte filluar lufta heroike dhe titanike në Kosovë!

Në Drenicën Legjendare JASHARAJT heronj të gjithë në ballë me Komandantin Legjendar Adem Jashari ishin shkrirë për Atdhe!

Në Dukagjinin heroik, në Gllogjanin e pamposhtur iu kishte vënë zjarri i lirisë forcave ushtarako-policore të Serbisë pushtuese!

Për të nderuar këtë Baba të pashembullt, në mbrëmjen e 17 Majit 1998, veprimtari aktiv i çështjes kombëtare, ish-i burgosuri politik, luftëtari i lirisë e ushtari i UÇK-së, Kryetari i Kuvendit e Anëtari i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Kryeredaktori i gazetës së studenteve “Bota e re”, gazetari legjendar i popullit shqiptar Muhamet Mavraj, merr vendim qe ta botojë para kohe numrin e gazetës “Bota e re” që të njoftonte per vdekjen e Babait te Heroit te Kombit Rexhep Malaj!

Axha Mehmet Malaj, pati një varrim të madh që do të mbahet mend pergjithmonë!

Historia do ta vendose ne mesin e varrimeve te rralla, sepse populli morri pjese ne menyre masive me gjithe pengesat nga pushtuesi!

Populli i bëri nderime të mëdha ndonëse ishte gjendje lufte!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës në pjesë të ndryshme të fronteve të luftës, në ditën kur lëshohej në varr trupi i pajetë i Axhës Mehmet Malaj, luftonte ballë për ballë me ushtrinë dhe policinë e Serbisë pushtuese!

Ky Baba i madh e i lavdishëm, bashke edhe me shume baballare te tjere te medhenje, qe popullit, Atdheut e Kombit ia kane falur bijat e bijte me te mire, jane e do te jene te pavdekshem!

Lavdi e perjetshme Axhes Mehmet Malaj!

Prishtinë, 18 Maj 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Bala B.I, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…