Drejtori i Urgjencës Kombëtare tregon se a do të rikthehet karantina në Shqipëri

09 korrik 2020 | 08:37

Pavarësisht rritjes me ritme të shpejta të numrit të të infektuarve nga koronavirusit në Shqipëri, shumë qytetarë sërish nuk respektojnë masat parandaluese. Shumë persona mblidhen grumbull nëpër parqe pa maska e doreza.

Kjo neglizhencë ka ardhur nga shumë arsye, por për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet njerëzit publik si politikanë, VIP-a, këngëtarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm pasi kanë ndikim të madh në opinionin publik.

Brataj: Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Ka shumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e ke përqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotë gjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajit qershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarve shkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masa dhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultat gati dy muaj izolim.

Ndërkohë që shumë persona ja vendosin fajin qeverisë për kemenaxhimin e situatës, Brataj shprehet se ne nuk duhet të fokusohemi tek fajtorët por si të zgjidhim këtë situatë.

Ai nuk e mohon mundësinë e izolimit por shprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve luan një rol kyç në këtë moment.

Brataj: Lëre kush e ka fajin pasi nuk na dërgon askund. Ne duhet të shohim realitetin. Duke analizuar mund të gjesh gabime për t’i korigjuar por jo për të nxjerë fajtor. Me jetën e njerëzve nuk duhet të luajë askush. Kjo ka të bëjë me individin, normalisht që dhe shteti ka peshën e vetë por ndërgjegjësimi i njerëzve është pika kyçe. Sot ne jemi në transmetim komunitar. Çdo person që është i infektuar nuk e di se ku e ka marrë. Tani janë gjithandej dhe ti nuk e gjen dot. Gjithçka vjen zinxhir. Siç po shohim shumë shtete po izolohen sërisht. U mbyll Melburni, Australi vetëm për 179 të infektuar në ditë. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Pavarësisht se mund të themi që e përballojmë dhe nuk pati shtet që nuk mori masa drastike. Ne e kemi vetë në dorë tashmë të mbrojmë veten. Ne kemi thënë që virusi ka një jetëgjatësi prej 3 javësh. A nuk mundemi ne që të punojmë dhe të jetojmë duke respektuar këto rregulla që të mbrojmë veten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshjet e tjera të javës së 29-të në IPKO…