Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë

09 korrik 2020 | 08:33

Tri ndeshjet e tjera të javës së 29-të në IPKO Superligë zhvillohen sot (e enjte).

Drita, që është lidere e klasifikimit, do të përballet me Feronikelin në Gjilan. Kjo skuadër synon edhe tri pikë nga kjo ndeshje dhe ruajtjen e diferencës me skuadrat kundërshtare, derisa “Nikli” ka një skuadër cilësore dhe në vazhdimësi është treguar skuadër e vështirë për kundërshtarët. Pikët e mbijetesës kërkojnë Flamurtari dhe Trepça ’89 në përballje me Dukagjinin, përkatësisht Vushtrrinë.

IPKO Superliga

Gjilani – Prishtina   2-1
Ballkani – Llapi      5-1
Drenica – Ferizaj 3-0
Të enjten takohen:
17:00 Drita – Feronikeli
17:00 Trepça ’89 – Vushtrria
17:00 Flamurtari – Dukagjini

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar pesë masa pas…