Drejtuesit e ATK-së dhe OEK-ut diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01 shkurt 2024 | 12:29

Në një takim të përbashkët drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Tema kryesore e takimit ishin ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe impakti i tij te bizneset.

Murtezaj e ka njoftuar Rafunën për ndryshimet e bëra në këtë ligj, se do t’i vënë theks të veçantë transparencës dhe informimit të bizneseve në kohë reale.

Në kuadër të bashkëpunimit, u vlerësua rëndësia e komunikimit efektiv dhe të përbashkët me komunitetin biznesor.

Administrata Tatimore dhe Oda Ekonomike kanë një synim të përbashkët për të siguruar se bizneset do të informohen në mënyrë të saktë dhe në kohë për çdo ndryshim në ligjin tatimor.

U tha se ky takim shënon një hap tjetër pozitiv drejt thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe biznesit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…