Drejtuesit e FFK-së vizituan klubet që ndodhen në Antali

25 janar 2022 | 18:00

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, me bashkëpunëtorë, kanë vazhduar me vizitat e tyre në klubet e Superligës të cilat ndodhen në Antali për fazën përgatitore.

Pas vizitës te SC Gjilani, drejtuesit e FFK-së kanë vizituar Llapin, Dritën, Ballkanin dhe Prishtinën. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për stinorin pranveror dhe zhvillimet e përgjithshme në futbollin e Kosovës me qëllim të ngritjes së mëtejme organizative dhe të cilësisë së futbollit.

“Ata vlerësuan faktin se klubet tona po kanë mundësi ta zhvillojnë fazën përgatitore në këtë vend bregdetar dhe po i matin forcat me klube nga vende të ndryshme evropiane, duke shprehur shpresën se puna e tyre intensive do të ndikojë që në pranverë të kemi kampionat shumë interesant dhe joshës për dashamirët e futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, pritet ta marrë drejtimin e…