Drenas, rrugët ‘Bedri Shala’ dhe ‘Shaban Shala’ bëhen të qarkullueshme në të dyja drejtimet

04 qershor 2021 | 14:04

Për shkak të punimeve në rrugën “Ilaz Kodra”, përkatësisht afër hekurudhës së trenit, rrugë kjo e cila është e bllokuar deri në përfundimin e projektit, rruga “Bedri Shala” dhe rruga “Shaban Shala” në qytet, nga dita e premte do të jenë për qarkullim në të dy drejtimet për lëvizjen e veturave.

Për t’u bërë këto dy rrugë të qarkullueshme në të dy drejtimet, është bërë edhe ndryshimi i shenjave të komunikacionit për një qasje më të lehtë për qytetarët.

Këto rrugë do të mbesin për qarkullim në dy drejtimet, deri ne një njoftim tjetër.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është organizuar…