Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

17 dhjetor 2020 | 15:46

Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163 mijë e 446 euro.

Pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të grantit të performancës-mjedis i pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Drenasit në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 163 mijë e 446 euro.

Kjo komunë njofton se vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Komuna e Drenasit vazhdon në sukseset e punëve të mira e transparente, të cilat janë duke u shpërblyer edhe me mjete financiare, mjete këto të cilat i dedikohen projekteve kapitale për mirëqenien e qytetarëve.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë të Grantit të Performancës Komunale dhe vlera e këtij granti është mbi 803 mijë euro.

Drenasi gjatë këtij viti ka fituar ne të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar të enjten se i ka…