Drenasi përfiton 100 mijë euro MMPH-ja, Lladrovci ndahet i pakënaqur

10 janar 2019 | 16:46

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se kjo komunë ka përfituar 100 mijë euro nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për shkak të performancës së mirë mjedisore.

Pavarësisht kësaj, Lladrovci është ndarë i pakënaqur me shumën e këtij granti.

“Qytetarë të Drenasit, e di, ju meritoni më të mirën në Republikën e Kosovës. Sot, kemi fituar 100 mijë euro grant për performancën tonë mjedisore. Komuna e Drenasit, përfitoi grant nga vlerësimi për kujdesin ndaj ambientit, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, 100 mijë euro. Komuna e Drenasit, sipas vlerësimeve të kësaj Ministrie, u rangua e 5-ta, dhe granti i planifikuar nuk u dha për 5 komuna por për 10, duke ulur sasinë e grantit më shumë se dyfish. Konsideroj se institucionet qendrore, duhet të respektojnë vendimet e veta dhe me rastin e vlerësimit, të ruajnë objektivitetin me vlerësim real, pavarësisht raporteve individuale”/

“Së bashku, me zyrtarët lokalë dhe qendrorë, qytetarët e komunës tonë kanë kontribuar për performancën e përgjithshme dhe mendoj se duhet të shpërblehen sipas meritës dhe parametrave të deklaruar. Shpresoj që në të ardhmen, komuna e Drenasit, do të vlerësohet sipas meritës, përkushtimit dhe performancës së matshme nga niveli qendror, për hir edhe të obligimeve dhe detyrimeve tona të ndërsjella. Qytetarë të Drenasit, e di, ju meritoni më të mirën në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Iljasa Salihu Gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore…