Dyshit le t’i kundërpërgjigjemi me njëzetëshin

10 janar 2019 | 16:45

Shkruan: Iljasa Salihu

Gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore janë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Gjuha serbe, turke, boshnjake, rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.

Po të bëheshin bashkë shqiptarët, kështu si më lartë do të shkruante në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Politikanët shqiptarë duhet t’i thërrasin mendjes, kuptohet nëse edhe neuroni i fundit nuk i është arratisur. Georgievski i thotë VMRO-s “jepjani dy vota qeverisë, që mos të kushtëzohet Zaevi”, kushtëzim ky që ka të bëj me kërkesat e ligjshme dhe thelbësore të shqiptarëve. Po të ishin pak burra politikanët tanë, dyshit do t’i kundërpërgjigjeshin me njëzetëshin.

Njëzet deputetët shqiptarë, tani e kanë mundësinë ta kushtëzojnë kryeministrin dhe tutje të gjithëve do t’i ngelet vetëm tema e integrimeve. Kuptohet, njëzet, nëse bëhen njëzëri! Fundja, as kryeministri dhe askush tjetër, asgjë nuk humbin nëse pikërisht tani i zgjidhin çështjet etnike, që realisht lehtësisht mund të zgjidhen. Nëse tani kryeministri përton t’i dëgjojë dhe zbatojë kërkesat shqiptare, atëherë nesër as që do të pranojë t’i dëgjojë kërkesat tona, ngaqë nuk do të ketë aq shumë nevojë për votat tona siç ka tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim bashkëkryesuesit…