Haradinaj informohet nga Limaj e Ahmeti për takimin në Bruksel

10 janar 2019 | 16:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nga të cilët është informuar për takimin me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

“Takim informues nga bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për rrjedhën e vizitës në Bruksel. Delegacionin shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Kosova, e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, është e vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Haraidnaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Takim informues nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti,…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 10. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pavarësia, integriteti…