Drenica kërkon pikët e plota kundër Llapit

23 nëntor 2021 | 17:57

BKT Superliga e Kosovës në futboll zhvillon këtë mesjavë ndeshjet e xhiros së 15-të.

Drenica në kërkim të rikthimit tek fitorja në “Bajram Aliu” pret Llapin të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Drenica javëve të fundit nuk po kalon në një formë të mirë teksa ka humbur tre ndeshjet e fundit, kurse llapjanët në tre ndeshjet e fundit kanë marrë tre fitore, ku fitorja e fundit ishte kundër Ballkanit me përmbysje të jashtëzakonshme.

Në pesë ndeshjet e fundit në Skenderaj, Drenica ka marrë dy fitore kurse Llapi ka marrë tre të tilla.

Kjo ndeshje zakonisht prodhon shumë gola teksa asnjë nga 10 ndeshjet e fundit nuk ka përfunduar pa gola.

Në këto 10 ndeshje janë shënuar plotë 26 gola, ku 14 gola kanë shënuar drenicasit, kurse llapjanët 12 sosh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mehmet PRISHTINA Qeveria e tanishme me të drejtë është…