Drenica merr tri pikë kundër Feronikelit, Arbëria mposhti Besën

25 shkurt 2021 | 15:00

KF Drenica e ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e javës së 21-të në Superligë (1-3), e cila u zhvillua të enjten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në minutën e 18-të, Mërgim Uka e kaloi në epërsi skuadrën e Drenicës (0-1), por “Nikli” e barazoi rezultatin nëpërmjet Simonovskit.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Besmir Bojku i vendasve u ndëshkua me karton të kuq, kurse një minutë me pas Frashëri e kaloi skuadrën kuqezi për herë të dytë në epërsi (1-2). Në pjesën e dytë, saktësisht nëntë minuta pa përfunduar ndeshja Uka e vulosi rezultatin final 1-3.

Në ndeshjen tjetër Arbëria e mposhti Besën me rezultat 0-3.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar për një valë të…