Drenica triumfon ndaj Besës

16 prill 2021 | 16:53

Drenica ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garë për mbijetesë, pasi sot e mposhti Besën e Pejës me rezultat 1-2.

Skuadra pejane ishte ajo që shënoi e para në minutën e 25-të, kur Ardi Qorri realizon një gol të bukur nga distanca. Në minutën e 37-të, Dardan Rogova e shërben për mrekulli Kreshnik Ukën, i cili barazon shifra në 1-1. Në minutën e 58-të, Kreshnik Uka e realizon golin e dytë dhe të fitores për skuadrën kuqezi nga Skenderaj.

Drenica me tri pikët e reja ngritët në kuotën e 33 pikëve aq sa ka edhe Llapi në pozitën e shtatë, derisa Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 10 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjermani nuk mund ta prishësh radhën për t’u vaksinuar.…