Merkel vaksinohet me “AstraZeneca”

16 prill 2021 | 16:43

Në Gjermani nuk mund ta prishësh radhën për t’u vaksinuar. Këtë të premte ishte, Angela Merkel, ajo që mori vaksinën e saj kundër Covidit.

Kancelarja gjermane zgjodhi të merrte AstraZenecan, pavarësisht dyshimeve për këtë vaksinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur vaksinën e Oksfordit, AstraZeneca, për t’u vaksinuar. Ka qenë zëdhënësi i saj Steffen Seibert, që e njoftoi vaksinimin me anë të një postimi në “Twitter”.

Kancelarja 66-vjeçare mori vaksinën në qendrën e vaksinimit të  instaluar në ish-aeroportin Tempelhof të Berlinit, ku aktualisht po punohet ekskluzivisht me AstraZenecan, dhe rreth 3,000 njerëz në ditë mund ta marrin vaksinën atje.

Ka qenë temë diskutimi në Gjermani se me çfarë vaksine do të injektohej vetë kancelarja, dhe përgjigjja e saj ka qenë se kur t’i vinte radha do të merrte vaksinën që sugjeronin doktorët, përfshirë edhe AstraZenecan.

Ajo që ra në sy ndërsa Merkeli pritej të vaksinohej, ishte karakteristika botërore e gjermanëve: pritja e radhës me disiplinë.

Politikanët në Gjermani, edhe nëse do të duan, marrin mbrapa një inat mbarëpopullor nëse kapërcejnë radhën e tyre të datës së vaksinimit, ndaj dhe janë shumë të kujdesshëm për këtë.

Edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjithashtu u vaksinua në fillim të prillit në një spital ushtarak në Berlin.

Zyra e tij thjesht lëshoi ​​një foto dhe një njoftim për shtyp, i cili konfirmoi se edhe atij i ishte dhënë AstraZeneca.

“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani,” u citua të thoshte 65-vjeçari Steinmeier. “Vaksinimi është një hap vendimtar në rrugën për të dalë nga pandemia. Përfitoni nga mundësitë – tha presidenti Steinmeier.

Ka pasur raporte të ndryshme për mundësinë e një tromboze në rastin e përdorimit të AstraZenecas, dhe mediet gjermane shkruajnë se vaksinimi i kancelares është menduar si një sinjal se ajo vazhdon ta mbështesë këtë vaksinë, pavarësisht pasigurive./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në 170 vjet, një grua merr…