Një grua merr drejtimin e “Reuters”

16 prill 2021 | 16:37

Për herë të parë në 170 vjet, një grua merr drejtimin e newsroom-it në kompaninë britanike të lajmeve “Reuters”. Alessandra Galloni është gruaja që do të drejtojë lajmet.

Ajo është me shtetësi italiane nga Roma dhe do të zëvendësojë në këtë post Stephen Adler, që mbante këtë detyrë që nga viti 2011. Me Adler në krye, Reuters ka arritur të marrë 7 çmime Pulitzer. Nënsekretari i punëve evropiane Vincenzo Amendola u shpreh se ajo është “krenaria italiane”.

Alessandra Galloni flet 4 gjuhë të huaja, me eksperiencë në ekonomi dhe politikë. Me parë ajo punonte për “Wall Street Journal”.

Galloni iu bashkua agjencisë Reuters në 2013-ën dhe ka qenë drejtoreshë e rrjetit të korrespondentëve në gjithë botën. Është diplomuar në Harvard dhe me master në London School of Economics.

Prej 170 vitesh Reuters është një agjenci e pavarur dhe e besueshme për mbulimin e lajmeve botërore. Në fjalën për prezantimin e saj, Galloni tha se për të është një vlerësim që të drejtojë një redaksi me gazetarë të rinj e të talentuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…