BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë

18 nëntor 2026 | 20:20

Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më shumë se një viti, ndërsa po përgatiteshin për bisedime të rëndësishme në Kinë me Xi Jinping-un, ka raportuar BBC.

Presidenti amerikan u prit nga udhëheqësi kinez sapo zbriti nga avioni në Shenzhen, ku po mbahet një samit i liderëve të rajonit Azi-Paqësor. Samiti do të kulmojë me një takim, i cili pritet me shumë interes, mes Trump-it, Xi-së dhe presidentit rus.

Pas një shtrëngimi duarsh dhe përqafimi të planifikuar me kujdes mes Trump-it dhe Xi-së në pistën e aeroportit, presidenti amerikan më vonë përshëndeti dhe shkëmbeu fjalë të sjellshme me Putin-in, pak para një pritjeje zyrtare.

Trump dhe Putin pritet të zhvillojnë bisedime kokë më kokë të enjten, në margjinat e samitit; në këto bisedime mund të diskutohet edhe për luftën në Ukrainë.

Megjithatë, fokusi kryesor gjatë forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) do të jetë te bisedimet mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë të enjten – hera e parë që ky trio liderësh takohen së bashku personalisht.

Agjenda e plotë nuk është bërë publike, por ka pasur aludime të ndryshme lidhur me temat që mund të trajtohen, përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Iran, përhapjen e armëve bërthamore, tensionet tregtare, si dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Konfirmimi i autoriteteve franceze se dërgojnë periodikisht personel ushtarak në…