Dreshaj: Qeveria po jep mesazh të negativ pë invesitorëtë, i tërë rajoni është në garë për investime të reja

29 korrik 2023 | 09:47

Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Dreshaj, ka reaguar lidhur me vendimet e fundit qeveritare ndaj sektorit privat.

“I tërë rajoni është në garë për investime të reja, turistë të rinj e ngjarje të karakterit global, ndërsa , Qeveria e Kosovës është në garë për mbyllje dhe frikësim të bizneseve dhe investitorëve”, ka shkruar Dresha.

Postimi i plotë i Dreshajt:

I tërë rajoni është në garë për investime të reja, turistë të rinj, ndërsa , Qeveria e Kosovës është në garë për mbyllje dhe frikësim të bizneseve dhe investitorëve.

Vendimi i ARBK-së për Klan Kosovës dhe Artmotion,është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë.

Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, Janë bizneset , Jemi të gjithë!

I tërë rajoni është në garë për investime të reja, turistë të rinj e ngjarje të karakterit global, ndërsa , Qeveria e Kosovës është në garë për mbyllje dhe frikësim të bizneseve dhe investitorëve.

Mbyllja dhe frikësimi i bizneseve, me politika tilla , pa asnjë procedurë ligjore, është veprim skandaloz dhe krim ndaj biznesit. Nëse kjo politike nuk ndalet, kjo që sot po ndodh me Klanin dhe Artmotion, do të jetë vetëm fillimi i ngufatjes të lirisë së mendimit, të lirisë së shprehjes, iniciativës së lirë, ndërmarrësisë dhe çdo vlere në shoqërinë tonë.

Besoj në organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të bëjnë detyrën e vet. Të mbrojnë vet demokracinë dhe ndërmarrësinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në mesditë është hapur rast ndaj personit që…