Dreshaj: Secila familje do ta ketë një të punësuar

15 dhjetor 2017 | 19:46

Kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, përsëriti edhe njëherë zotimet e tij kryesore të fushatës.

Ai premtoi punësimin e 3000 personave, trajtim të barabartë të qytetarëve dhe bileta më të lira autobusi për të gjithë studentët e këtij qyteti.

“Unë nuk kam zemër me ia ndal askujt socialin. Unë kam me dyfishu socialin ose kam me i shti në punë. Por kam me ua ndal disave socialin, që janë në gjendje të mirë. Unë ka me iu gjet punë 2000 grave e 1000 burrave; edhe nëse vdes qika jem ka me kry amanetin. Secila familje që nuk ka të punësuar, do të jetë i punësuar në Istog”, ka deklaruar ai.

Dreshaj po ashtu premtoi se do të rregullojë përmendoren e ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe të gjithë dëshmorëve.

Fjalë të mira, Dreshaj ka folur edhe për themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe Donika Kadajn-Bujupi, e cila është nga Istogu.

Dreshaj ka thënë se ata nuk e kanë vendin në burg.

Në mbështetje të kandidatit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, në tubim kanë folur dhe përfaqësuesit e Nismës për Kosovën, Iniciativës Qytetare për Istogun, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka bërë një vizitë…