Drin Veselaj sërish në garë për Asamblenë Komunale në Pejë, ky është mesazhi i tij

12 gusht 2025 | 19:22

Drin Veselaj është pjesë e listës së kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin Komunal të Pejës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se rrugëtimin e tij politik e ka nisur 18 vite më parë, në moshë të re, gjithmonë me qëllimin e vetëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të gjetur bashkë zgjidhjet më të mira.

“Të nderuar familjarë, miq dhe bashkëqytetarë; Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftoj se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jem sërish pjesë e listës së kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin Komunal të Pejës. Rrugëtimi im politik ka nisur 18 vite më parë, në moshë të re, gjithmonë me qëllimin e vetëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të gjetur bashkë zgjidhjet më të mira. Korrektësia, përkushtimi dhe puna e ndershme kanë qenë shtyllat e angazhimit tim”, ka shkruar Veselaj.

Ai ka treguar se prej vitit 2013 e deri sot, qytetarët e Pejës kanë pasur mundësinë ta shohin në Kuvendin Komunal si zërin e tyre të fuqishëm, duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe duke kërkuar zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Pejës.

“Këtë herë, më 12 tetor, ju ftoj ta votoni numrin 5, për të vazhduar punën e nisur dhe për të garantuar një bashkëqeverisje të ndershme e të dobishme për të gjithë. Bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Dr. Ali Berisha, ne paraqesim një program të qartë për zhvillim ekonomik, punësim dhe ngritje të mirëqenies, duke përfshirë çdo lagje dhe çdo bashkësi lokale të komunës sonë. I juaji
Drin Veselaj, MSc”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës…