Drita mposhti Lirinë

16 shkurt 2024 | 15:33

Drita e Gjilanit ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lirisë me rezultat minimal 0-1.

Pjesa e parë e ndeshjes që u zhvillua në Prizren ishte thuajse e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 52-të me anë të Blerim Krasniqit, i cili shënoi me kokë për 0-1. Pas kësaj fitore, Drita renditet në pozitën e tretë me 37 pikë, po aq sa Llapi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë të premten…