Drita ndriçon Ligën e Kampionëve, shkatërron Lincolnin  

29 qershor 2018 | 23:07

Drita e Gjilanit e ka shkruar historinë e re për futbollin e Kosovës, pasi e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës sonte e mposhten bindshëm skuadrën e Lincoln Red Imps me rezultat 1-4, dhe u kualifikua për fazën preliminare në garën më të fortë në futboll.

Koha e rregull përfundoi 1-1 dhe skuadrat shkuan në pushim. Në fund të vazhdimit të parë, Drita shënoi golin e epërsi nga penalltia, autor Liridon Leci, kurse në vazhdimin e dytë shënuan Xhevdet Shabani dhe Haxhi Neziraj për rezultatin final 1-4.

Tash skuadra e Dritës do të luajë në mes të muajit korrik me skuadrën kampione të Suedisë, Malmo.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita është afër të fitojë ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps…