Drita në Luksemburg, sot përballet me Dudelangen

26 korrik 2018 | 10:20

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sot (e enjte) nga ora 18:30 do të përballet me skuadrën e Dudelange në kuadër të Evropa Ligës.

Kampionët e Kosovës të mërkurën në mëngjes kanë arritur në Luksemburg, kurse sot kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Dudelang në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta këtë më të lehtë kualifikimin. Skuadra tjetër që e përfaqësoi Kosovën në Evropa Ligë në këtë edicion ishte Prishtina, e cila u eliminua pas ekzekutimit të penalltive nga Fola Esch.

Dy ndeshjet kishin përfunduar 0-0, në penallti Prishtina kishte tri herë rastin ta sigurojë kualifikimin, por lojtarët “bardhekaltër” nuk e kishin përqendrimin e duhur dhe në fund u eliminuan.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduard Hoxha është një prej shqiptarëve të mbijetuar në Mati…