Drita paraqitet mirë në Holandë, por eliminohet

29 korrik 2021 | 22:01

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është paraqitur jashtëzakonisht mirë ndaj Feynoordit në Europa Conference League, por në fund është dashur të pajtohet me eliminim, pasi humbi në minutat e fundit me rezultat 3-2.

Vendasit kaluan në epërsi pas shtatë minutave lojë me golin e Til. Në minutën e 12-të, Drita u rikthye në lojë me golin e realizuar nga sulmuesi Simonovski. Katër minuta me vonë Fazliu përmbysi gjithçka duke realizuar për 1-2, me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Feynoordi e mori kontrollin e lojës dhe e barazoi rezultatin në 2-2, derisa në minutën e fundit të kohës Til realizoi golin e tretë personal dhe të fitores për holandezët.

Pavarësisht eliminimit, Drita mund të krenohet me paraqitjen në garat ndërkombëtare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri institucione mikrofinanciare islame në Kosovë lëshojnë kredi pa kamatë…