Drita rikthen Gilberto Fortunaton

10 korrik 2019 | 16:32

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka rikthyer në Gjilan, ish-sulmuesin e Tiranës dhe Flamurtarit, Gilberto Fortunato.

Sulmuesi braziliani ka qenë pjesë e Dritës, edhe në vitin 2016, ku u aktivizua 9 ndeshje, duke realizuar 2 gola. Gilberto më pas u larguar pasi kishte një ofertë të majme nga Malajzia. Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera ka qenë e larmishme.

31-vjeçari ka zbuluar se është rikthyer për të fituar titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. “FC Drita u riktheva, por kësaj herë për tu bërë kampion”, ka thënë Gilberto Fortunato.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mirëpritur iniciativën Ministrisë së…