Drita zhvendoset në Ohër, aranzhon tri ndeshje miqësore

22 qershor 2021 | 14:43

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase është zhvendosur në Maqedoninë e Veriut, pikërisht në qytetin e Ohërit ku janë vendosur edhe disa ekipe tjera shqiptare. Në vazhdën e përgatitjeve, ekipi i Dritës ka aranzhuar edhe tri ndeshje miqësore, të cilat do të zhvillohen të gjitha në qytetin e Ohërit.

Ekipet me të cilat do të luajnë ndeshje kontrolluese janë: Llapi (Kosova), Partizani  (Shqipëria) dhe Shkupi (Maqedonia e Veriut). Ndeshjen e parë miqësore Drita do ta luaj ndaj Llapit, të mërkurën nga ora 16:30. Ju rikujtojmë që në raundin e parë Drita do të luaj ndaj Deçiqit, ndërsa fituesi i këtij takimi do të përballet me Feyenoordin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin dhe Hailey Bieber udhëtuan drejt Parisit ku u takuan…