“Dritë mbi plagë”, homazh ndaj viktimave shqiptare

13 janar 10:24

Në përvjetorin e gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” ka nxjerrë nga shtypi sprovën antologjike me poezi, të 51 autorëve shqiptarë, me temë gjenocidin në Kosovë, me titull “Dritë mbi plagë”.

Ky libër tematizon gjenocidin serb mbi shqiptarët. Është homazh artistik ndaj të gjitha viktimave. Në të janë përfshirë poezitë e 51 poetëve shqiptarë, kryesisht poezi të reja, të dërguara në Qendër enkas për këtë përmbledhje dhe të përzgjedhura nga një ekip vlerësues. Libri ka për qëllim zgjimin e vëmendjes dhe ndëshkimin nga ana e drejtësisë.

Qendra falënderon poetët si dhe të gjithë ata që u angazhuan për botimin e këtij libri.

Poetët e përfshirë në libër mund t’i tërheqin falas nga dy ekzemplarë në redaksinë e gazetës ditore “Epoka e re” në Prishtinë. Ndërkaq, do të ketë njoftime me kohë për datat e promovimeve të librit në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, personalisht apo nëpërmjet faqes zyrtare të Qendrës, sigurisht edhe nëpërmjet mediave. Po në këtë javë libri do të shpërndahet edhe në libraritë e Prishtinës, më pas edhe në qytete të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të…