“Dritë mbi plagë” që nga sot në librari

15 janar 2020 | 12:53

Që nga sot në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” dhe te shitësit e librave në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Tereza” do ta gjeni edhe librin “Dritë mbi plagë” të cilin e ka botuar dhe përgatitur Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, hartuesit Lulëzim Etemaj dhe Isuf Sherifi, së bashku me kryeredaktorin Muhamet Mavraj dhe anëtarët e redaksisë: Myrvete Dreshaj-Baliu, Hajdin Morina, Salajdin Salihu, Shqipe Bytyqi.

Në këtë libër janë bërë bashkë 51 poetë, me nga një, dy, tri dhe katër poezi, për të rrëfyer për përjetimin e gjenocidit në Kosovë qoftë nga vetë poetët, qoftë nga familjarët e tyre, nga fqinjët e tyre dhe nga populli shqiptar.

Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” është që ky libër të lexohet dhe të shpërndahet ndër duar të shokëve dhe miqve tuaj dhe bashkërisht t’i përkujtoni ditët e gjenocidit në Kosovë dhe mos t’i harroni kurrë.

NEVER AGAIN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas orës përkujtimore të mbajtur…