Driton Kuka, trajneri i vitit për herë të 5-të

22 shkurt 2021 | 17:40

Për herë të pestë me radhë dhe me shumë të drejtë çmimi “Trajneri i Vitit” shkon për mjeshtrin ndërkombëtar të xhudos, Driton Kuka.

Përkundër problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid 19, Kuka me xhudistet e tij arriti t’i sjellë vendit tonë dy medaljet e vetme për seniorë nga Kampionati Evropian i Pragës.

Medaljet nuk munguan as nga Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit, si dhe kampionatin evropian U-21 dhe U-23.

Falë tij pesë xhudistë do ta përfaqësojnë me normë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës për herë të parë fitojnë çmimin “Përfaqësuesja…