“Drunj të pastër”

23 korrik 2018 | 12:22

Sot është realizuar performanca publike “Drunj të pastër” e cila shërben si një thirrje e radhës për ruajtjen ambientit në qytetin e Prizrenit.

Kjo performancë është mbajtur si rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për dëmtimin e drunjve si pasojë e vendosjes së reklamave dhe shpalljeve në  ta.

“Duke qenë se Qendra Historike e Prizrenit në hulumtimete mëparshme të realizuara nga EC Ma Ndryshe është evidentuar si një zonë me mungesë të hapësirave gjelbëruese atëherë edhe kujdesi ndaj këtyre drunjve të paktë duhet të jetë maksimal, pasi që ata janë atribuesit kryesor në pastërtinë e ajrit, hijen që krijojnë dhe janë pjesë e rëndësishme e peizazhit të qytetit të Prizrenit”, është thënë në njoftimin e EC Ma Ndryshe.

EC Ma Ndryshe edhe më parë ka reaguar mbi fenomenin e dëmtimit të drunjve në Qendrën Historike të Prizrenit nga shpuarja e tyre si pasojë e reklamave dhe kishte prezantuar tabela model që do të shërbenin për vendosjen e materialeve të tilla promovuese apo njoftuese.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur kohë për…