Dua Lipa flet për Kosovën: Askush nuk mund të ma mohoj identitetin

26 janar 2022 | 12:57

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një koment për mesazhet e qeveritarëve dhe komentusve serb që mundohen të ia mohojnë identitetin e saj që vjen nga Kosova.

Në një intervistë për mediumin e njohur “The Wall Street Journal”, ajo ka folur më shumë rreth kësaj.

“Unë lexoj shumë komente që më thonë se nuk kam vendlindje, se nuk kam identitet dhe se Kosova nuk ekziston si vend. Unë kam jetuar në Kosovë, e di për jetët e humbura. Pra dikush që ma mohon identitetin dhe eksperiencën time, është e vështirë për mua që të mos flasë”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që Lipa vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer ndërkombëtarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autorë: Ing. Abdullah Begolli            …