Dua Lipa i bën një dhuratë teatrit “Dodona”

07 gusht 2020 | 17:29

Teatri “Dodona” prej tash e tutje do ta ketë uebfaqen e re ku qytetarët mund të informohen për të gjitha të rejat rreth shfaqjeve dhe aktiviteteve të tjera.

Kjo dhuratë teatrit i është dhuruar nga Fondacioni Sunny Hill dhe këngëtarja Dua Lipa.

Bashkë me njoftimin për këtë dhuratë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka falënderuar ata.

“Teatri “Dodona” prej tash ka webfaqen e re, ku mund të informoheni për të gjitha të rejat rreth shfaqjeve dhe aktiviteteve të tjera. http://teatridodona.org/ është dhuratë nga Fondacioni Sunny Hill dhe Dua Lipa, për të cilën i falënderojmë nga zemra. #prishtina””.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsyeja: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit. Njoftimet nga…