Dua Lipa: Mediet sociale, nxitëse të urrejtjes dhe ankthit

06 nëntor 2019 | 15:22

Ylli i popit Dua Lipa, ka thënë se mediet sociale janë një terren kultivimi të urrejtjes dhe ankthit.

Duke folur për “BBC Breakfast”, ajo ka kërkuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale të që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit në internet, për të mirën e tyre.

“Media sociale mund të jetë një mjet kaq i mahnitshëm dhe mund të jetë aq argëtues për të ndarë gjërat, por në të njëjtën kohë është pothuajse një nxitës për urrejtje dhe ankth”.

“Njerëzit ndjehen sikur mund të thonë gjëra sepse fshihen pas një ekrani kompjuteri dhe për mua është e rëndësishme përdorimi i medieve sociale, për sa kohë që më bën të ndihem mirë dhe e dyta nuk më pëlqen të të marrë kohë larg saj”, ka thënë Lipa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e…