Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

27 nëntor 2022 | 13:49

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ia ka dhënë shtetësinë shqiptare, Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.

Presidenti Begaj ka pritur të dielën artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…