Dua Lipa: Mezi pres koncertin e festës

27 nëntor 2022 | 17:46

Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.

Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës. Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në xhiron e shtatë të Superligës së Femrave, skuadrat favorite…