Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, lajmi jehonë në mediat ndërkombëtare

28 nëntor 2022 | 12:05

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa tashmë zotëron edhe shtetësinë shqiptare.

Dua Lipa u betua dje si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të veçantë. Më pas së bashku me familjen e saj ajo u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj.

“Jam shumë krenare”, tha Dua e cila gjithmonë ka folur me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Marrja e shtetësisë shqiptare nga këngëtarja është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare. Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian janë vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.

Këngëtarja ndodhet në Tiranë për festat e Nëntorit. Ajo do të përmbyllë turin e saj botëror “Future Nostalgia” me një koncert falas në sheshin Skëndërbej, në 28 Nëntor, ditën e pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka arritur që të përmbys rezultatin kundër Kamerunit, 2-1.…