Dua Lipa nuk përmbahet në tapetin e kuq, puthje e përqafime me të dashurin (FOTO)

25 nëntor 2019 | 14:32

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte mbrëmë e pranishme në eventin e rëndësishëm “American Music Awards”. Ajo ishte e shoqëruar nga partneri i saj, modeli i njohur Anwar Hadid.

Dua u shfaq e veshur me një fustan rozë dhe dukej si një Barbie, ndërsa Anwar dukej mjaft elegant me kostumin e zi.

Edhe pse kanë disa muaj që dalin në publik së bashku dhe e kanë pranuar se janë të dashuruar, kjo është hera e parë që ecin në një tapet të kuq. Parakalimi aty ju shkoi mjaft mirë, madje ata nuk nguruan që t’i jepnin njëri-tjetrit puthje e përqafime.

“Ai është kaq i bukur apo jo?”, iu drejtua këngëtarja e famshme gazetarëve dhe çifti më pas u puthën. Ndërkohë Lipa mbrëmjen e djeshme performoi këngën e saj më të re, “Don’t start now”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Xhudos në Kosovë sot ka firmosur marrëveshjen me…