Dua Lipa performon në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve

09 maj 2018 | 11:25

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja po vazhdon me sukses të mbajë koncerte të ndryshme anembanë globit dhe të sjellë këngë të reja muzikore.

Pas shumë spekulimeve rreth një perfomance të mundshme në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve, ka ardhur edhe reagimi i saj. “E ngazëllyer që do të bashkohem me Pepsin për të perfomuar në ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve”, ka shkruar 22-vjeçarja në rrjetin social “Instagram”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra John F. Kennedy për “Performing Arts” ka njoftuar se…