Dua Lipa përkrah Bidenin për president: Na mbështeti kur Kosova u përball me një katastrofë njerëzore

09 tetor 2020 | 23:36

Dua Lipa ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj Joe Biden, që konkurron përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Artistja shqiptare iu drejtuar fansave të saj të votojnë kandidatin demokrat, teksa përmend mbështetjen e vazhdueshme që Biden ka treguar ndaj Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Dua Lipa. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme.

Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, thotë Lipa.

Kujtojmë që Dua nuk ka nguruar asnjëherë të shprehet kundër qeverisë së Trump dhe politikave që ka ndjekur.

Pak ditë më parë, Dua ironizoi stilin e flokëve të presidentit të SHBA-ve, ku përmes një postimi në rrjete sociale theksoi:“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, së bashku me…