Dua Lipa thyen një tjetër rekord

29 qershor 2020 | 09:53

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare me një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Bukuroshja nga Kosova numëron disa hite, që e kanë bërë atë të pëlqehet nga të gjithë.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka arritur të thyejë një tjetër rekord në Spotify. “IDGAF”, këngë e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia” ka arritur të kapë shifrën e 1 miliardë klikimeve. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja përmes një reagimi në Instastory.

Gjithashtu, këtë shifër e kanë tejkaluar edhe “New Rules” dhe “One Kiss”, që janë padyshim ndër projektet muzikore që e kanë bërë Duan të jetë një ndër këngëtaret më të kërkuara në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump mohoi se ka është njoftuar mbi…