Dubravë!

23 maj 2022 | 12:55

(Masakra në burgun e Dubravës, përjetime 19-24 maj)

Nait Hasani

Rrugës për Dubravë, burgut në vizitë, kujtesa më kthen në kohë para sysh me dalin skenat e tmerrit,

Me dalin fytyrat e të plagosurve, thirrjet për ndihmë,

Nga të burgosurit, thirrjet Nait mos na lë vet para vdekjes mes realitetit e kujtesës, sot me vijnë si në shirit filmi pamjet, gjuajtja e mitraljerit  nga karakolli villte zjarrë mbi trupat tanë,

Minahedhëse e zola, nga muret anash fushën e sportit mbuluan me tym e gjak,

Klithma rrëqethëse para vdekjes lëshonin të burgosurit

Vdekja vinte ngadalë dhembja zgjatë pafund,

Britmat për ndihmë mes plumbave, shpresat mbanin gjallë,

Vdekjen, heronjtë e mundin me vdekje.

22.05.2022, Autostradë Milot – TIRANË.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna thuhet se po planifikon të rrisë djalin e saj…