Duda Balje një besimtare e devotshme: Kam agjëruar edhe shtatzënë!

10 maj 2019 | 17:35

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo ka treguar se ka nisur të agjërojë që në moshën 7-vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë me vajzën dhe kam pasur një shtatzëni shumë normale, pa komplikime, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, ka thënë Duda Balje.

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, ka treguar se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë të cilën i përket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…